Arjola Demiri shpërthen në lot kur kujton fëmijët: edhe pak do të rriten, kam frikë se do të mbetem vetëm - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Arjola Demiri shpërthen në lot kur kujton fëmijët: edhe pak do të rriten, kam frikë se do të mbetem vetëm

    Insajderi
    08 October 2021 - 09:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri, po vazhdon të shijojë rrugëtimin e saj të ri në Big Brother VIP.

    Që në hyrjen e saj në natën e parë, ajo e bëri të ditur se ndodhet atje me shpresën për të fituar çmimin e madh, për t’iu dhënë më të mirën që meritojnë fëmijëve të saj.

    E kur jemi te fëmijët, aktorja pati një moment dobësie në ditën e qëndrimit të dytë në shtëpi, kur në komunikim me banoren tjetër të shtëpisë, Palomën, filluan të diskutojnë për jetët e tyre private.

    Arjola i tregoi Palomës se ka tetë vite që është e divorcuar, teksa nuk i mbajti dot lotët kur përmendi fëmijët e saj.

    Aktorja tropojanë u shpreh se fëmijët e saj, të cilët janë kryesisht në moshë të adoleshencës, edhe pak do të bëhen të pavarur dhe ndjehet tejet e frikësuar se do ta humbasë lidhjen e pandashme dhe të shpeshtë me fëmijët e saj.

    “E di për çfarë më dhimbset gjithë kjo periudhë sepse ata edhe dy vjet do të rriten, do të bëhen të pavarur”, tha Demiri, ndërkohë që Paloma më pas e pyet: “Dhe ti ke frikë se do ngelesh vetëm”.

    “Sigurisht” u përgjigj aktorja tropojanë, gjersa shpërtheu në lot duke shtuar: “Më dhimbset kjo fazë që po e humbë”.

    “Të tre më mungojnë njësoj, sytë do të më tradhtojnë shpesh këtu”, ka thënë më tej Arjola në dhomën e rrëfimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark