Insajderi
Lajme

ARKEP publikon shifrat: Rreth 2,200 numra kaluan nga IPKO te Vala

Insajderi
22 October 2026 - 23:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
ARKEP publikon shifrat: Rreth 2,200 numra kaluan nga IPKO te Vala
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mbi 2 mijë numra të telefonisë mobile janë bartur në Kosovë që nga hyrja në fuqi e shërbimit të bartshmërisë së numrave, më 5 tetor 2026.


Sipas të dhënave të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), deri më 22 tetor, në orën 14:00, janë regjistruar gjithsej 2,300 bartje të numrave.


Të dhënat tregojnë se shumica e përdoruesve që kanë ndërruar operatorin kanë kaluar nga IPKO te Vala. Nga ky drejtim janë realizuar rreth 2 mijë e 200 bartje, ndërsa vetëm rreth 100 numra janë bartur nga Vala në IPKO.


ARKEP ka bërë të ditur se procesi po zhvillohet pa pengesa, por aktualisht mundësia për bartjen e numrave është e kufizuar vetëm te dy operatorët, Vala dhe IPKO.


Nga ky institucion kanë sqaruar veçmas se numrat me prefiksin 047, të alokuar për operatorin mts D.O.O., aktualisht nuk mund të barten drejt Valës ose IPKO-s për shkak të kufizimeve në mënyrën e operimit të këtij operatori, përfshirë kufizimet infrastrukturore dhe territoriale që burojnë nga konteksti i zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit.


Megjithatë, ARKEP-i nuk ka specifikuar se kur këto kufizime mund të tejkalohen apo nëse ekziston një afat për përfshirjen e numrave të mts D.O.O. në sistemin e bartshmërisë


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark