Armend Muja zgjohet rreth orës katër të mëngjesit për ta mbrojtur kuzhinierin e Kurtit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Armend Muja zgjohet rreth orës katër të mëngjesit për ta mbrojtur kuzhinierin e Kurtit

    Insajderi
    20 August 2023 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka dal me reagim pasi Gjykata Themelore në Prishtinë u caktoi nga një muaj paraburgim dy zyrtarëve të MINT, Haviz Gara dhe Irfan Lipovica, si dhe afaristit Ridvan Muharremi që ishin arrestuar të premten nën dyshimet për keqpërdorim në blerjen e rezervave shtetërore.

    Rreth orës katër të mëngjesit të së dielës, Muja komentoi çështjen në Facebook. Ai tha se përpos procedurës së kundërligjshme që është ndjekur në blerjet e rezervave shtetërore ka edhe shkelje të tjera pasi malli i paguar s’ka mbërritur në Kosovë.

    Deputeti tha se dosja është nxjerrë nga konteksti dhe ka gabime elementare, derisa shtoi se më gjasë zyrtarët e MINT-it janë arrestuar pa u dëgjuar fare.

    Muja ka pyetur se “Çka nëse vjen malli nesër, pas një jave apo muaji? Motivi për tê stërpikur apo ‘luftuar puritanizmin e VV-së nuk është vetëm i opozitës. A dëgjohen eksponentët e PLAN që kanë shitur tokat bujqësore (2 euro ari), kanë vjedhur subvencionet e grurit dhe kanë shterur rezervat duke mbajt ders?”

    Sipas dosjes së Prokurorisë pavarësisht se janë paguar paratë te kompanitë turke e polake për grurë, vaj e sheqer në Kosovë nuk kanë ardhur kurrë 200 mijë litra vaj, 120 mijë kg sheqer dhe 52.5 tonë grurë. Vlera e këtij malli që nuk ka mbërritur në Kosovë sipas Prokurorisë është mbi 600 mijë euro.

    Por, Muja theksoi se mungojnë rreth 300 mijë euro dhe jo 600 mijë.

    “Është dëmtuar buxheti për 601,000 euro – ose po mungon një shpjegim shtesë ose Prokurori nuk e din matematikën elementare. Do të duhej të ishte 301,384 euro jo 601,000 euro. Në dosje thuhet se 276,000 euro vaj/sheqer ende nuk ka ardhur dhe mungojnë 52.5 tonë ( 25,383 mijë euro)”, ka shkruar Muja në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark