Këngëtari i mirënjohur, Armend Rexhepagiqi, edhe pse tash nuk është më aktiv në skenën muzikore ai veçse ka krijuar një bagazh të madh muzikor.
Sot, Rexhepagiqi feston ditëlindjen e tij të 55-të, shkruan Insajderi.
Armend Rexhepagiqi njihet si legjenda e muzikës shqiptare, ka shkruar dhe kompozuar shumë këngë sic janë : “Qaforja, Edhe një herë, Ajo, Dashurine ku e kam, Nasht, Ne radio, Kaqurrele”, e shumë këngë të tjera.
Gjithashtu kujtojmë se një këngë e artistit që sjellë nostalgji, “Edhe një herë” është një nga baladat tjera që Armend Rexhepagiqi realizoi në kohën e famës së tij më të madhe.