Armend Zemaj, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës me numrin 17, është një nga politikanët që e njeh nga brenda sistemin shëndetësor dhe sfidat reale me të cilat përballen qytetarët çdo ditë.
Gjatë angazhimit të tij institucional, Zemaj ka treguar se shëndetësia nuk është thjesht sektor, por prioritet kombëtar. Ai ka qenë zë i fuqishëm për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, mbështetjen e profesionistëve të shëndetit dhe sigurimin e trajtimit dinjitoz për pacientët.
Për Armend Zemajn, politika ka kuptim vetëm atëherë kur përmirëson jetën e qytetarëve. Prandaj, fokusi i tij mbetet ndërtimi i një sistemi shëndetësor funksional, të qasshëm dhe të drejtë për të gjitha familjet e Kosovës.