Insajderi
Insporti

Arnold starton në mesfushë, formacionet e ndeshjes Real Madrid-Inter

Insajderi
08 September 2026 - 20:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arnold starton në mesfushë, formacionet e ndeshjes Real Madrid-Inter
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Real Madridi dhe Interi do të përballen sonte në një nga ndeshjet më interesante të xhiros së parë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeu” në Madrid, duke nisur nga ora 21:00.

Të dy trajnerët tashmë kanë publikuar formacionet me të cilat do ta nisin këtë përballje.

Real Madridi do të jetë me Thibaut Courtois në portë, ndërsa në sulm do të rreshtohen Kylian Mbappe dhe Vinicius Jr.

Për shkak të mungesave në mesfushë, Jose Mourinho ka vendosur ta përdorë Trent Alexander-Arnold në këtë repart, përkrah Federico Valverdes.

Në anën tjetër, Interi do ta nisë ndeshjen me Joseph Martinez në portë, ndërsa Carlos Augusto do të luajë në vend të Federico Dimarcos.

Dyshja e sulmit te skuadra italiane do të përbëhet nga kapiteni Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram.

Ndeshja do të gjykohet nga arbitri anglez Michael Oliver.

FORMACIONET ZYRTARE:

REAL MADRID: Courtois; Dumfries, Konate, Huijsen, Cucurella; Trent, Valverde; Brahim, Bellingham, Vinicius; Mbappe.

INTER: Martinez; Pavard, Bisseck, Bastoni; Diouf, Çalhanoglu, Barella, Jones, Augusto; Thuram, Martinez. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark