Arratisja e Faton Hajrizit, drejtori i burgjeve i bën thirrje të dorëzohet vullnetarisht - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arratisja e Faton Hajrizit, drejtori i burgjeve i bën thirrje të dorëzohet vullnetarisht

    Insajderi
    17 July 2024 - 19:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka bërë thirrje që Faton Hajrizi të dorëzohet vullnetarisht, duke theksuar se një veprim i tillë do ta lehtësonte procesin e tij të ballafaqimit me drejtësinë.

    Sipas Dibranit, Shërbimi Korrektues i Kosovës është një institucion rehabilitues dhe jo ndëshkues.

    Në një intervistë për T7, Dibrani ka zbuluar se Faton Hajrizi ka qenë në pritje të përgjigjes për një kërkesë që kishte bërë për të punuar jashtë burgut.

    “Nuk jam i sigurt për detajet specifike, por nuk ka të burgosur që nuk angazhohet. Shërbimi Korrektues ka një sektor bujqësie ku punohet me dhjetëra hektarë, dhe të dënuarit kanë mundësi të angazhohen. Përveç kësaj, disa të burgosur kanë mundësinë të punojnë edhe jashtë burgut. Sipas informacioneve që kam, Fatoni ka qenë në pritje të përgjigjes për kërkesën e tij për të punuar jashtë. I bëj thirrje Fatonit që do të ishte shumë më mirë për të nëse do të paraqitej vullnetarisht në Qendrën Korrektuese të Dubravës për të vuajtur dënimin e tij”, u shpreh ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark