Insajderi
Insporti

Ndërpritet për disa minuta ndeshja, portieri i West Hamit pësoi lëndim të rëndë në kokë

Insajderi
26 December 2024 - 17:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ndërpritet për disa minuta ndeshja, portieri i West Hamit pësoi lëndim të rëndë në kokë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ylli i West Ham-it, Lukasz Fabianski, u nxor nga fusha me barelë në skena shqetësuese pasi pësoi një dëmtim në kokë.

Portieri 39-vjeçar u përplas me bërrylin e mbrojtësit të Southampton-it, Nathan Wood, dhe ra në dhimbje të forta.

Mjekët nxituan menjëherë në fushë dhe Fabianski mori trajtim për shtatë minuta.

Shokët e tij të skuadrës, të shqetësuar, qëndruan përreth tij, ndërsa portieri kundërshtar, Aaron Ramsdale, erdhi nga porta e tij për t’u siguruar se ai ishte mirë.

Fabianski, i cili u zëvendësua nga Alphonse Areola, u largua nga fusha me barelë.

Tifozët e West Ham-it dhe ata të Southampton-it e duartrokitën.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark