Insajderi
Insajderi

Arratisja e të burgosurit nga spitali, këta janë dy zyrtarët e Burgut të Gjilanit të pezulluar nga puna

Insajderi
16 July 2023 - 18:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arratisja e të burgosurit nga spitali, këta janë dy zyrtarët e Burgut të Gjilanit të pezulluar nga puna
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot u raportua për arratisjen e një të burgosuri nga Spitali i Gjilanit, ku ishte dërguar për trajtim në Repartin e Psikiatrisë, prej ku kishte arritur të largohet dhe akoma nuk është kapur. I njëjti ka kërcyer nga dritarja e tualetit dhe për pasojë u largua në drejtim të panjohur. Personat që po dyshohen se kanë dështuar në kryerjen e detyrave janë dy gardianët e caktuar për mbikëqyrjen e të burgosurit.

Sinjali mëson se ndaj tyre tashmë kanë nisur hetimet nga Prokuroria, por edhe nga SHKK.

Burimet e mediumit Prokurorisë kanë bërë me dije se dy oficerët Valon Kryeziu dhe Mensur Begisholli, zyrtarë të Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, po dyshohen se kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare në këtë rast.

Ndaj dy zyrtarëve të cilët kanë qenë përgjegjës për mbikëqyrjen e të burgosurit tashmë iniciuar edhe procedura disiplinore, ndërsa, në bazë të vendimit të komisionit disiplinor, ata janë pezulluar nga puna

I burgosuri M.G. ishte dënuar me tri vjet burgim për veprën penale ‘Kanosje’, por për shkak të gjendjes shëndetësore ishte dërguar në spital për trajtim të vazhdueshëm mjekësor.

Rasti është konfirmuar edhe nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, me ç’rast u bë e ditur se kanë formuar komision hetimor për të zbardhur rrethanat e arratisjes.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark