I arratisuri nga drejtësia vazhdon të bëjë biznes në Suedi – shteti e lejon – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I arratisuri nga drejtësia vazhdon të bëjë biznes në Suedi – shteti e lejon

    Insajderi
    04 May 2017 - 23:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I arratisuri Xhabir Zharku ndihet komod në arrati, pa frikën se mund të kapet nga autoritetet kosovare. Në Suedi ku është arratisur para 45 muajve, përveç pjesëmarrjes në aktivitete të organizuara nga Qeveria e Kosovës, ka nisur të merret edhe me promovimin e biznesit të tij. Ai nëpërmjet Facebookut tregon se X-Fort, kompania e prodhimit të materialit ndërtimor e themeluar nga ai, ka “shpërthyer” në tregun suedez.

    Këtë vazhdon ta bëjë ende dhe shteti as nuk ka ndërmarrë asgjë që ta ndalojë këtë veprimtari të ish-kryetarit të PDK-së në Kaçanik./Insajderi.com

    Lexoni në Insajderi hulumtimin mbi kompaninë e Xhabir Xharkut:

    XHABIR ZHARKU PËRFITON NGA ARRATIA, MERRET ME BIZNES NË SUEDI

    https://www.facebook.com/xfort.eu/posts/1464231846984308


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark