Arrestimi i 12 personave në Belgjikë në mëngjesin e së shtunës raportohet të jetë bërë para fillimit të ndeshjes Belgjikë-Irlandë.
Autoritetet e sigurisë besojnë se të dyshuarit mund të kenë pasur cak vende ku njerëzit do të mblidheshin për të shikuar ndeshjen që u zhvillua në kuadër të Kampionatit Evropian që po mbahet në Francë, shkruan BBC.
Arrestimet kanë ndodhur në një aksion të gjerë të policisë belge në të gjithë vendin, por bastisjet janë bërë sidomos në komuna afër Brukselit.
Kryeministri i Belgjikës ka thënë se vendi do të vazhdojë të jetë në vigjilje të shtuar./Insajderi.com