Arrestimi i Haradinajt nuk ndryshon qasjen e Amerikës për dialogun - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestimi i Haradinajt nuk ndryshon qasjen e Amerikës për dialogun

    Insajderi
    12 January 2017 - 18:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arrestimi i Ramush Haradinajt në Francë, kishte bërë që Kuvendi i Kosovës të thirrë një seancë të jashtëzakonshme. Qëllimi i kësaj seance ishte miratimi i një rezolute nëpërmjet së cilës, sipas deputetëve opozita, Qeveria e Kosovës duhet të ndërpresë bisedimet me Serbinë.

    Por pas 10 orësh diskutimi, Kuvendi kishte dështuar ta miratojë një rezolutë të tillë.

    Dy ditë pas kësaj seance dhe lirimit me kusht të Haradinajt, për dialogun është deklaruar, edhe zëvendës presidenti Amerikan në largim Joe Biden.

    Pas takimit me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, Zyra e Biden nëpërmjet Shtëpisë së Bardhë ka lëshuar një komunikatë ku i jep mbështetje Qeverisë që të vazhdojë bisedimet me Serbinë.

    Madje Biden ka inkurajuar palët që të kenë progres në dialog, raporton Insajderi.

    “Inkurajojë Qeverinë e Kosovës që të vazhdojë të bëjë përparime në dialogun me Serbinë”, është mesazhi i Jeo Biden drejtuar Hashim Thaçit në takimin e tyre, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

    gjithashtu ka kërkuar nga Presidenti Thaçi, që të zabtojë reformat e nisura në luftimin e korrupsionit dhe të punojë më shumë në rritjen ekonomike të Kosovës.

    “Të zbatohen reformat për të luftuar korrupsionin dhe për të nxitur rritjen ekonomike në Kosovë”, kanë qenë kërkesat e zëvendës presidentit amerikan drejtuar presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

    Biden gjatë këtij takimi ka përsëritur mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për zhvillimin e Kosovës dhe integrimit të plotë ndërkombëtar. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark