Insajderi
Lajme

Arrestimi i 13 personave në Isniq të Deçanit për bixhoz, prokuroria pritet të parashtrojë kërkesë për paraburgimin e tyre

Insajderi
18 August 2025 - 09:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestimi i 13 personave në Isniq të Deçanit për bixhoz, prokuroria pritet të parashtrojë kërkesë për paraburgimin e tyre
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore në Pejë do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit të 13 personave të arrestuar në Isniq të Deçanit për veprën penale “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm“.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi, i cili ka bërë tutje të ditur se është marrë aktvendimi për fillim të hetimeve.

“Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 13 personave, të cilët janë arrestuar dhe ndaluar me urdhëresë të Prokurorit të Shtetit. Brenda afatit ligjor do të parashtrohet kërkesa në gjykatën kompetente, ku gjithashtu është marrë edhe aktvendim për fillimin e hetimeve për veprën penale “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm””, ka deklaruar Nikçi.

Gjatë aksionit të prokurorisë, janë konfiskuar edhe rreth 17 mijë euro, një armë e zjarrit, shufra metalike dhe thika. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark