Policia e Kosovës ka njoftuar ka arrestuar shtatë persona nën dyshimin se të njëjtit kanë ndikuar dhe penguar hetimet në lidhje me një rast të fajdeve.
“Pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare- Drejtoria e Hetimeve të Krimeve të Rënda me autorizim të Prokurorit ka bastisur disa lokacione dhe ka arrestuar shtatë (7) të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit kanë ndikuar dhe penguar hetimet në lidhje me një rast të fajdeve”, thuhet në raport.
Ndërsa, janë konfiskuar: një pistoletë, 5 telefona dhe 7500 euro para të gatshme.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.