×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arrestimi i biznesmenit në Gjilan- Historia e palestrës së Zhegrës ku në rinisjen e punimeve ishte edhe Albin Kurti

    Insajderi
    18 January 2022 - 23:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar sot M.J biznesmenin nga Gjilanin nën dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

    Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Gjilan, ka zhvilluar hetime lidhur me tenderin e shpallur nga komuna e Gjilanit për ndërtimin e palestrës së sporteve në fshatin Zhegër-Gjilan, shkruan Insajderi.

    Sipas, Policisë kompania për mbikëqyrjen e punimeve, konkretisht pronari i saj: M.J që nga data 12.07.2017 deri më 03.12.2020, ka pranuar si punë të kryera punët në vlerë prej 66.000 €, e që në fakt ato punë nuk ishin kryer duke e dëmtuar buxhetin e komunës edhe duke i sjellë kompanisë që kishte fituar tenderin fitimin e lartcekur (66.000 €)

    M.J është arrestuar nga hetuesit policorë, është intervistuar në prezencën të avokatit dhe më pas me aktvendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë.

    Por, ky projekt që kishte nisur në vitin 2017, në dhjetor të vitit të kaluar u vizituar edhe nga kryeministri Kurti.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, kanë inspektuar sot vazhdimin e punimeve në palestrën e sporteve në Zhegër, një projekt ky që po realizohet në bashkëfinancim me qeverinë.

    Ai kishte përgëzuar punëtorët dhe kompaninë përr ri-fillim të punës në këtë infrastrukturë shumë të rëndësishme sportive për Zhegrën e për Gjilanin.

    Kurti kishte premtuar se ky projekt i nisur kaherë dhe i lëmë në gjysmë, tani që po rifillon, do të kryhet me sukses, për çka ka njoftuar se janë ndarë edhe fondet e nevojshme dhe pardje është nënshkruar edhe kontrata.

    ‘Do të ndajmë fonde që një punë e nisur moti dhe e lënë përgjysmë, ku operatori ekonomik është tërhequr, rast ky i rrallë dhe mbase edhe i vetëm, ta përmbyllim suksesshëm, sepse jo vetëm historisë dhe ekonomisë sonë, por edhe kulturës sonë, Zhegra i ka dhënë shumë”, ka thënë kryeministri Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark