Insajderi
Lajme

Arrestimi i dy zyrtarëve për keqpërdorim të detyrës dhe marrje ryshfeti- Reagon MPB

Insajderi
19 January 2026 - 18:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestimi i dy zyrtarëve për keqpërdorim të detyrës dhe marrje ryshfeti- Reagon MPB
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Punëve të Brendshme ka mirëpritur aksionin e përbashkët të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Policisë së Kosovës, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër (4) personave të dyshuar, dy prej të cilëve janë zyrtarë të kësaj ministrie.

Sipas njoftimit, ndaj të dyshuarve ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “marrje ryshfeti”.

MPB ka theksuar se nuk do të tolerojë asnjë formë të keqpërdorimit të detyrës zyrtare apo përfshirjes në aktivitete të paligjshme nga cilido zyrtar i saj. Ministria ka bërë të ditur se çdo veprim që bie ndesh me ligjin dhe standardet e integritetit institucional do të trajtohet me seriozitet maksimal dhe në bashkëpunim të plotë me organet e drejtësisë.

Po ashtu, MPB ka ritheksuar përkushtimin e saj në luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe sundimit të ligjit në të gjitha nivelet institucionale, duke garantuar se askush nuk do të jetë mbi ligjin.

Në fund, Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me institucionet relevante për zbardhjen e plotë të rastit dhe për të siguruar që drejtësia të vihet në vend.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark