Arrestimi i Faruk Mujkut - ja për çka po dyshohet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Arrestimi i Faruk Mujkut – ja për çka po dyshohet

    Insajderi
    14 July 2023 - 10:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Betimi për Drejtësi” ka raportuar duke u thirrur ne burime brenda prokurorisë, se sot në një aksion është arrestuar Faruk Mujka kryeshef ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, nën dyshimin për korrupsion, derisa ishte nënkryetar i Komunës së Mitrovicës.

    Gazeta ka provuar të marrë një përgjigje nga prokuroritë në Prishtinë e Mitrovicë, por të njëjtit kanë deklaruar se deri tani nuk janë dijeni se rasti është nën kompetencë të tyre.

    Në dhjetor të vitit të kaluar, ish-kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë njëherit aktivisti i kësaj partie, Faruk Mujku ishte emëruar Kryeshef Ekzekutvi i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenci”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark