×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vazhdon kapja e shtetit- njeriu i Vetëvendosjes në krye të ndërmarrjes ‘Ibër Lepenci’

    Insajderi
    02 December 2022 - 11:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje është duke vazhduar me avazin e punësimit të njerëzve të saj në pozita udhëheqëse, së fundmi është kapur edhe një ndërmarrje.

    Ish-kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë njëherit aktivisti i kësaj partie, Faruk Mujku është emëruar Kryeshef Ekzekutvi i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenci”.

    Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë vendimin ku shihet se Mujku nga 6 dhjetori e tutje do të udhëheq me këtë ndërmarrje. Këtë pozitë do ta ushtrojë për 3 vite me mundësi vazhdimi.

    Faruk Mujku ka qenë edhe kandidatë i Lëvizjes Vetëvendosje për garën në Mitrovicë e Jugut, mirëpo pas humbjes në zgjedhjet e 17 tetorit të 2021-ës, ai ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së Vetëvendosjes në këtë komunë.

    Në postimin e tij ku njoftonte për dorëheqje, ai ka theksuar se do të vazhdojë të jetë aktivist i LVV-së, e besnikëria ndaj partisë iu shpërblye me postin e Kryeshef Ekzekutvi i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenci”.

    Unë kam dhënë dorëheqje nga të qenurit Kryetar por asnjëherë nga të qenurit aktivist dhe ti lejoj oportunistët e matrapazët të shfrytëzojnë ditët e vështira të Lëvizjes dhe për ta shkatërruar atë plotësisht nga brenda“, shkruante ai përcjell Insajderi.

    Për një kohë, Mujku ka ushtruar postin e nënkryetari të Komunës së Mitrovicës.

    Pak ditë më parë Gazeta Insajderi kishte raportuar për procesin e emërimit të Kryeshefit Ekzekutiv në Ndërmarrjen “Ibër-Lepenci”.

    Numrin dy në listën e ngushtë siç raportoi Insajderi e mbante një njeri i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit. Bëhej fjalë, pikërisht për Faruk Mujkun i cili pas intervistimit kishte arritur të marrë 60 pikë për pozitën e Kryeshefit të “Ibër-Lepenc”-it, e kurse sot veç është emëruar në këtë pozitë.

    Cili është roli i “Ibër-Lepenc”-it?

    Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” Sh. A. me seli në Prishtinë është ndërmarrje shumëfunksionale e cila furnizon industrinë, ujësjellësit dhe bujqësinë me ujë të papërpunuar si dhe prodhon energji elektrike nga Hidrocentrali i Ujmanit.

    Ajo është themeluar me Vendimin e Kuvendit të Kosovës me 28 Shkurt 1967, ndërkaq që nga pas lufta  është transformuar në Ndërmarrje Publike N.H. “Ibër-Lepenc” nga UNMIK-u.

    Pas Korporatizimit të Ndërrmarjes, më 01 janar 2008, ndërmarrja është shndërruar në Ndërrmarje Hidro-Ekonomike “Ibër-Lepenc” Sh. A.

    Ndërmarrja është Shoqëri Aksionare në pronësi 100% të Qeverisë së Kosovës./Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark