Insajderi
Lajme

Arrestimi i Kokës, Kim: Askush nuk është mbi ligjin

Insajderi
14 December 2021 - 14:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestimi i Kokës, Kim: Askush nuk është mbi ligjin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka reaguar sot pas arrestimit nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të ish-ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Lefter Koka.

Kim u shpreh se, veprimet e SPAK, sidomos këtë javë, tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.

Kim theksoi se, reforma në drejtësi po jep rezultate konkrete.

“Veprimet e SPAK, sidomos këtë javë, tregojnë se askush nuk është mbi ligjin. Mund të vraponi por nuk mund t’i fshiheni më ligjit. Reforma në drejtësi po jep rezultate konkrete”, u shpreh Kim në reagimin e saj, përcjellë ATSh.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark