Arrestohen 4 persona në Veri, ushtruan presion ndaj një qytetari për ta votuar një parti të caktuar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen 4 persona në Veri, ushtruan presion ndaj një qytetari për ta votuar një parti të caktuar

    Insajderi
    08 February 2025 - 18:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katër persona të dyshuar për veprën “Cenim i përcaktimit të votuesit”, janë përcjellë për në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut.

    Lajmin e ka bërë të ditur Zëvendës Drejtori Rajonal për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.

    Siç njoftoi Elshani, një qytetar ka njoftuar se atij i është kërkuar të votojë për një parti të caktuar, dhe nëse nuk e bën ndihmat sociale që i pranon nga sistemi i Serbisë do t’i ndërpriten.

    “Dyshohet se thirrja ka ardhë nga qendra për punë sociale në Zubin Potok. Pas intervistimit të tyre dhe diskutimit me Prokurorin kujdestar do të vendoset se si të veprohet tutje”, tha Elshani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    08 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark