Insajderi
Lajme

Bedri Hamza: Faleminderit, KOSOVË!

Insajderi
08 February 2025 - 20:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bedri Hamza: Faleminderit, KOSOVË!
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, tubimin e tij të fundit zgjedhor e ka përmbyllur me rreth 15 mijë qytetarë në Prishtinë.

Hamza i ka falënderuar qytetarët dhe iu ka kërkuar atyre që t’i thyejnë rekordet e daljes në votime këtë të diel për ta hapur një faqe të re të historisë.

Ai ka thënë se Kosova mundet ma mirë dhe pas 9 shkurtit do të jetë ma mirë!

“Faleminderit, KOSOVË! 

Nga ky shesh i madh. Nga kjo festë e madhe e demokracisë.

Le t’i thyejmë rekordet e daljes në votime këtë të diel. Le ta hapim një faqe të re të historisë.

Mos e humbni këtë mundësi. Mos i lini të tjerët të vendosin për ju.

Votoni numrin 131. Votoni Partinë Demokratike të Kosovës.

Kosova mundet ma mirë dhe pas 9 shkurtit do të jetë ma mirë!

            #MaMirë  #PDK131”, ka shkruar Hamza.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark