Insajderi
Lajme

Arrestohen 6 persona në Ferizaj, përdoren armë të rrezikshme në dasëm

Insajderi
29 July 2024 - 08:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohen 6 persona në Ferizaj, përdoren armë të rrezikshme në dasëm
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Arrestohen gjashtë persona për përdorim të armëve apo mjeteve të rrezikshme në një aheng familjarë në Ferizaj.

Policia e stacionit në Ferizaj me datën 27.07.2024 rreth orës 17:00 ka pranuar një informacion se në fshatin Koshare të Ferizajt, në një aheng familjarë kishte të shtëna me armë të zjarrit.

Policët e rendit dhe hetuesit policorë menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë disa persona, tek të cilët janë gjetur armë të zjarrit, me të cilat dyshohet se kishin shtënë gjatë ahengut.

Policia i ka shoqëruar shtatë persona në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjashtë persona janë ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale janë sekuestruar katër armë të zjarrit, një pushkë gjysmëautomatike, tri pistoleta dhe sasi e municionit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark