Policia e Kosovës ka njoftuar se 6 persona të dyshuar, tre prej të cilëve janë deputet të Kuvendit të Kosovës, janë shoqëruar për intervistim në Polici, për siç thuhet veprime të kundërligjshme nga situata e krijuar sot në ambientet e Kuvendit, raporton Insajderi.com
Personat e dyshuar akuzohen për kryerje te veprës penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” (gazit lotsjellës), nga neni 374 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, veprimet policore janë ndërmarr dhe po ndërmerren në konsultim me prokurorin kompetent./Insajderi.com