×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen shtatë persona për vjedhje të rënda

    Insajderi
    11 March 2016 - 15:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtatë persona janë arrestuar në tri operacione të ndara nën dyshimin se këta kanë kryer veprën penale vjedhje të rënda.

    Në rastin e parë arrestohen 3 persona në Prishtinë, F.S (30 vjeç), G.S (21 vjeç) dhe G.S (18 vjeç), ku me urdhër të prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Personave në fjalë i janë gjetur dhe sekuestruar dy biçikleta, një bateri akumuluese e veturës si dhe një qen i racës Husky.

    Dy aksionet e tjera, janë ndërmarrë në Podujevë në rrugën “Skënderbeu”, dhe ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar D.H ( 19 vjeç) dhe A.H (25 vjeç), të cilët nga ana e policisë janë identifikuar pak minuta pas raportimit të një rasti vjedhjeje nga një qendër tregtare.

    Ndërsa dy personat e tjerë, H.H (19 vjeç) dhe SH.S (20 vjeç) janë arrestuar gjithashtu nga hetuesit e stacionit policor i Podujevës në një aksion tjetër, nën dyshimin se kanë vjedhur bateri akumuluese të automjeteve./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark