×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Arrestohen babai dhe daja i 3 vjeçares me autizëm, rrahën logopedin Iljasa Fazliu

    Insajderi
    27 November 2022 - 11:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Insajderi ka publikuar video inqizime se si logopedi nga Gjilani Iljasa Fazliu abuzon psiqikisht me një vajzë të mitur në ordinancën e tij e cila është me autizëm. Nga burime të sigurta Insajderi mëson se familjarët e vajzës u konfrontuan fizikisht me logopedin, kësisoj u arrestuan nga policia.

    Babai dhe daja i 3 vjeçares me autizëm kanë rrahur mbrëmë logopedin Iljasa Fazliu. Ata ishin informuar se vajza abuzohej nga logopedi. Kishin incizuar sjelljen e tij. Kur ishin bindur se sjellja e logopedit ishte abuzive kishin shkuar në klinikën e tij. E kishin sulmuar fizikisht

    Në video dëgjihet Fazliu teksa e shan dhe i bërtet pa pushim të miturës e cila qan gjatë gjithë kohës.

    Burime të Insajderit bëjnë me dije se e mitura ishte në seancën e pestë dje. Familjarët pasi e kishin kuptuar trajtimin që doktori po i bënte vajzës ishin nisur për ta taktuar.

    Burime të Insajderit thanë se ku ata u takuan në rrugë doktori u mundua të largohej akoma pa filluar bisedimi, kjo me pretekstin se ka takim urgjent. Ngjarja kishte kalaur në konfrontim fizik ku sipas këtyre burimeve u arrestuan babai i vajzës bashkë me vëllaun e gruas së tij.

    Pas verifikimit të videove, në orën 00:50 policia kishte arrestuar edhe logopedin, Iljasa Fazliu nën dyshimet se ka kryer veprën trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor.

    Arrestimi i tyre është konfirmuar edhe përmes raportit të policisë së Kosovës.

    INCIDENTET KRIMINALE SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR & TRAJTIM I PANDËRGJEGJSHËM MJEKËSOR Rr. Mulla Idrizi, Gjilan 26.11.2022 – 12:52. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej tyre pasi që kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin e tretë i cili është mjek, të cilit i kanë shkaktuar lëndime. I dyshuari i tretë është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor dhe për shkak të sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark