×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Ik atje budallicë, ta q*ft bota nanen”, logopedi nga Gjilani abuzon psiqikisht me vajzën e mitur me autizëm (VIDEO)

    Insajderi
    27 November 2022 - 10:34

    Logopedi, Iljasa Fazliu nga Gjilani ka abuzuar psiqikisht në ordinancen e tij një fëmijë 3 vjeçar të diagnostikuar me autizëm. Gazeta Insajderi ka siguruar video inqizimet ku i njëji dëgjohet duke e sharë e ofenduar fëmiun teksa dëgjon të qarat e tij.

    A.V (inicialet e së cilës janë ndryshuar nga redaksia) kishte kohë që po e dërgonte vajzën e saj 3 vjeçare në ordinancën logopedike AAR logo + në Gjilan. Insajderi mëson se nëna kishte vërejtur se gjendja e fëmiut vetëm se përkeqësohej dita ditës.

    Sot ishte seanca e pestë që ajo e dergoi vajzën atje.

    Me këtë rast, siq mëson Insajderi ajo kishte kryer edhe pagesen për dy seanca në vlerë prej 250 eurosh.

    Në atë ordinancë, vajza e saj po ofendohej e shahej nga vetë doktori Iljasa Fazliu duke i shkaktuar edhe presion psiqik.

    Gazeta Insajderi ka siguruar video inqizime ku Fazliu dëgjohet duke e urdhëruar pacientin që të ndaloj së qari disa here me radhë.

    ”Plaq atje…Ik atje budallicë, ta q*ft bota nanen…ik aty… jepja bre topin q*ja nanen qaty… nalu ta q*ft dreqi nanen…çka po don çka, çka?… na e lodhe b**hen”, këto janë fjalët që dëgjohen në videon e siguruar.

    Pasi nëna kishte shkuar që ta marr fëmiun në ordinancë, familjarët kishin dëgjuar inqizimet nga atje.

    Video e siguruar nga Insajderi:

    Në video gjithashtu dëgjohet edhe një punonjëse tjetër teksa i drejtohet vajzës disa herë me fjalë, ku ndër to e quan 3 vjeçaren edhe ”rriqën”

    ”Dialogu nuk kishte sukses”, me doktorin familjarët u konfrontuan fizikisht

    Pasi kishin dëgjuar inqizimet, familjarët ishin nisur për në ordinancë, rrugës ata takuan doktorin. Ku sipas burimeve të Insajderit, megjithëse fillimisht tentuan të diskutojnë pa eskaluar situata, afër një kafeneje në Gjilan, ata u konfrontuan edhe fizikisht.

    Policia ka arrestuar 2 nga familjarët e vajzës së mitur pas përleshjes që ata kishin me doktorin.

    ”Janë verifiku e dëgju inqizimet, policia menjëherë kan shku edhe e kan arrestu doktorin”, kanë thënë burimet e sigurta të Insajderit nga policia.

    Në anën tjetër, Insajderi mëson se Fazliu në shtator të këtij viti ishte emëruar si u.d shefit të Shërbimit të Logopedisë në Klinikën e Otorinolaringologjisë në QKUK.

    Insajderi do të iu mbaj të informuar në vazhdim.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark