Nën dyshimin e kryerjes së veprave penale që lidhen më prostitucionin, hetuesit policorë nga Sektori Qendror i Hetimeve të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, më 20.10.2021, në ora 18:20, kanë arrestuar tre persona.
“Hetimi paraprak dhe arrestimi i të dyshuarve është bërë në koordinim me prokurorin e rastit. Të arrestuarit në këtë rast janë: L.P., (viti i lindjes 1990, mashkull kosovar), B.H., (viti i lindjes 1993, femër kosovare), dhe A.B., (viti i lindjes 1994, femër kosovare). Të arrestuarit dyshohen se kanë konsumuar veprat penale: ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’, ‘ofrim i lokaleve për prostitucion” dhe ‘bashkëkryerje’”, njofton Policia e Kosovës.
Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit dy nga të dyshuarit (L.P. dhe B.H.) janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndaj të dyshuarës A.B., do të zhvillohet procedurë e rregullt gjyqësore. Si prove material, të cilat do të përdoren në procedurë të mëtejme gjyqësore, janë sekuestruar: dy (2) telefona mobil dhe një DVR.