Policia e Kosovës ka arrestuar në Gjilan dy persona, një mashkull dhe një femër nën dyshimin se janë marrë me prostitucion.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është dërguar me procedurë të përshpejtuar në Gjykatë, ku edhe i është shqiptuar dënimi me gjobë”, njofton PK.
Të arrestuarit në këtë rast janë V. A. viti i lindjes 1972 dhe V. I. viti i lindjes 1991.
Në një rast tjetër në Vitomiricë të Pejës është arrestuar një femër e cila sipas policisë kishte trafikuar një femër shqiptare.
“Viktima është intervistuar në prezencën e mbrojtësit të viktimave dhe punëtorit të qendrës për punë sociale, e cila ka pranuar strehim në strehimore për viktima të trafikimit”, njofton policia.
Nën akuzën për Trafikim me njerëz, me vendim të prokurorit e dyshuar është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com