Arrestohen dy grabitësit për rastin e grabitjes në pompën e derivateve në Trudë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen dy grabitësit për rastin e grabitjes në pompën e derivateve në Trudë

    Insajderi
    29 January 2025 - 15:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot nga Njësiti i Hetimeve të Drejtorisë së Kryeqytetit, njësia e stacionit Veriu, janë arrestuar dy persona të dyshuar për grabitje.

    Rasti ka ndodhur me datën 24 janar 2025 në fshatin Trudë, saktësisht në një pompë derivatesh.

    Puna e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin dhe  arrestimin e personave të dyshuar (meshkuj) V.I.  34 vjeç, dhe L.B 33 vjeç, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, për të cilët ekziston dyshimi se të njëjtit kanë qenë të përfshirë në rastin e grabitjes.

    Personat e dyshuar me vendimin e prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark