×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen dy inspektorë – kërkuan mish të terur në vend të gjobës

    Insajderi
    17 March 2016 - 14:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy inspektorë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë janë arrestuar nga Polica e Kosovës për marrje ryshfeti.

    Ata dyshohen se brenda një ditë të vetme kanë kërkuar ryshfet në dy lokale: në dyqanin Dedaj në Kaçanik kanë kërkuar të holla ndërsa në një mishtore në Han të Elezit kanë kërkuar gjysmë thesi me mish të terur.

    Siç mëson lajmi.net, njëri nga të arrestuarit është Ruzhdi Sadriu, vëllai i deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ali Sadriu.

    Rastin e ryshfetit e ka denoncuar pronari i Minimarket Dedaj në Doganaj të Kaçanikut i cili ka dashur të mbetët anonim. Inspektorët i kanë thënë pronarit të Minimarketit se, siç ka precizuar, “duhet me ta shqiptu një gjobë për një shkelje, ose ja bëjmë diqysh”.

    Pronari i marketit, siç shprehet, u ka propozuar që ta dënojnë, mirëpo inspektorët tentuan t’ia bëjnë “diqysh” punës së gjobës dhe i kërkuan pronarit 50 euro.

    Pronari i marketit Dedaj veproi në një mënyrë shumë mençur, ai iu tha inspektorëve se duhet t’i bëjë të imta parat sepse i ka vetëm 500 euro dhe del jashtë i fotografon 100 euro dhe u thotë që nuk i ka 50 sa kishin kërkuar inspektoret ia ofron 100 euro dhe u kërkon që të ja kthejnë 50.

    Pronari kishte lajmëruar Policinë e Kosovës. Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka arrestuar dy zyrtarët./Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark