Arrestohen dy persona në Prishtinë - mashtruan një shtetas të Maqedonisë së Veriut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen dy persona në Prishtinë – mashtruan një shtetas të Maqedonisë së Veriut

    Insajderi
    11 April 2025 - 09:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për përfshirje në një rast mashtrimi ndaj një shtetasi të Maqedonisë së Veriut, shkruan Insajderi.

    Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 8 prill 2025 rreth orës 20:42, ndërsa arrestimi i të dyshuarve është kryer më 10 prill.

    Të dyshuarit, meshkuj kosovarë, dyshohet se kanë mashtruar viktimën duke i marrë një sasi të konsiderueshme të hollash.

    Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark