Insajderi
Lajme

Arrestohen dy persona, njëri tentoi të hyjë në testin për patent shofer në emër të tjetrit

Insajderi
10 March 2026 - 18:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohen dy persona, njëri tentoi të hyjë në testin për patent shofer në emër të tjetrit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës, me Stacionin Policor Mitrovicë Veri, ka ndërmarrë veprime hetimore pas identifikimit të një rasti të dyshuar të manipulimit gjatë procesit të testimit për patentë shofer.

Dyshohet se një person kishte tentuar të hyjë në testin me shkrim në emër të një kandidati tjetër.

“Pas veprimeve policore janë arrestuar të dyshuarit dhe janë sekuestruar prova materiale, përfshirë dy telefona celularë dhe 2,000 euro para të gatshme që ndërlidhen me rastin”.

Me vendim të prokurorit kujdestar, dy të dyshuar janë dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa një person tjetër është liruar në procedurë të rregullt.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark