Arrestohen dy persona për bixhoz të paligjshëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen dy persona për bixhoz të paligjshëm

    Insajderi
    09 September 2025 - 09:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksion i Policisë ka zbuluar një rast të organizimit të bixhozit të paligjshëm në Klinë.

    Lidhur me këtë janë arrestuar dy të dyshuar për shkak se të njëjtit dyshohet se bashkë me disa persona tjerë kanë kryer veprën penale të lartëcekur.

    Po ashtu në vendin e ngjarjes janë sekuestruar katër vetura që dyshohet se u takojnë personave që janë të implikuar në rast dhe me të vërejtur policinë kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

    Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark