Policia e Kosovës ka njoftuar se në Vushtrri, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për gjuajtje me armë.
Pas identifikimit të personave janë konfiskuar edhe dy armë me të cilat dyshohet se është gjuajtur në ajër.
Rasti sipas raportit të policisë ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së mërkurës kur kishin pranuar një informatë se në periferi të Vushtrrisë ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri në ajër.
“Njësitë përkatëse policore kanë lokalizuar zonën ku dyshohej se kishte të shtëna, me ç’rast është ndaluar një automjet me targa vendore në të cilin ndodheshin dy të dyshuarit M. H. 53 vjeçar dhe F. A. 39 vjeçar, ku gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar dy armë të gjata, një thikë dhe 12 gëzhoja”, thuhet në raportin e policisë.
Të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Kurse rasti është duke u hetuar për vepër penale ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’, si dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës’. /Insajderi.com