Insajderi
Lajme

Arrestohen dy persona për kontrabandim me migrantë

Insajderi
03 June 2026 - 11:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohen dy persona për kontrabandim me migrantë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar dy persona që dyshohen për kontrabandim me migrantë.

Në njoftim shtohet edhe se, në automjetin e ndaluar, janë gjetur dy persona të dyshuar meshkuj shtetas të Republikës së Kosovës, si dhe tre migrantë shtetas të Indisë, të cilët janë kapur në flagrancë gjatë kontrabandimit.

‘’ Me urdhër të prokurorit kompetent është iniciuar rasti “Kontrabandim me migrantë”, përderisa njëri nga personat e dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër, pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, është liruar në procedurë të rregullt’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Tre migrantët janë dërguar në Qendrën e Pritjes për Migrantë, ku janë trajtuar nga njësia për Migrim dhe të Huaj. Gjithashtu, me urdhër të prokurorit, në cilësi të provave materiale janë konfiskuar  automjeti i dyshuar me targa vendore, si dhe një telefon mobil.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark