Insajderi
Lajme

Arrestohen dy persona për kultivim të kanabisit në Podujevë

Insajderi
06 July 2026 - 18:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohen dy persona për kultivim të kanabisit në Podujevë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kultivim të bimëve narkotike në Podujevë.

Sipas policisë, të dyshuarit u kapën në flagrancë duke u përkujdesur për një plantacion me 201 bimë të dyshuara të llojit kanabis sativa. Pas marrjes së mostrave për ekzaminim, pjesa tjetër e bimëve u asgjësua në vendngjarje.

Gjatë bastisjeve në shtëpitë e të dyshuarve, policia gjeti edhe 1.7 gramë substancë të dyshuar marihuanë, e cila u konfiskua si provë materiale.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë intervistuar dhe më pas janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark