Insajderi
Lajme

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të parave nga aparatet e pagesave për larje veturash

Insajderi
15 January 2026 - 22:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të parave nga aparatet e pagesave për larje veturash
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zyrtarët nga Njësiti i hetimeve të stacionit të Obiliqit, pas një pune hetimore kanë arritur të identifikojnë gjashtë persona të dyshuar për vjedhje të rënda, dy prej të cilëve i kanë arrestuar.

Personat e dyshuar:

“B.B. mashkull, 18 vjeç, shtetas i Kosovës dhe D.O. mashkull, 18 vjeç, shtetas i Kosovës, dyshohet se janë të përfshirë në së paku tetë raste të vjedhjeve të rënda”, njofton policia.

Sipas policisë, bëhet fjalë “për vjedhje të parave nga aparatet e pagesave për larje veturash (vetëshërbim), vjedhje të rënda këto që janë raportuar kryesisht në rajonin e Prishtinës”.

Pas arrestimit, me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, përderisa hetuesit janë “në kërkim të edhe katër personave të tjerë të dyshuar, të cilët tashmë janë identifikuar”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark