Insajderi
Lajme

Arrestohen dy persona te dyshuar për vjedhje të pyllit në Leposaviq

Insajderi
08 November 2024 - 11:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohen dy persona te dyshuar për vjedhje të pyllit në Leposaviq
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës në Leposaviq kanë arrestuar dy persona si të dyshuar për vjedhje të pyllit, ndërsa me urdhër të Prokurorisë, të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Përmes një njoftimi për media, PK-ja në cilësinë e provave materiale ka sekuestruar automjetet për bartje së bashku me sasinë drunore, dy sharra për prerje te druve dhe dy radiolidhje.

Njoftimi i plotë:

Me datë 07.11.2024, në Stacionin Policor Leposaviq është raportuar një rast i vjedhjes së pyllit. Njësitë policore i janë përgjigjur menjëherë thirrjes dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë takuar dy (2) persona të dyshuar që kishin prerë një sasi të konsiderueshme drunore dhe  i kishin ngarkuar në automjetet për bartje, kamion dhe traktor.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar automjetet për bartje së bashku me sasinë drunore, dy sharra për prerje te druve dhe dy radiolidhje.

Të dyshuarit e arrestuar pas intervistimit  dhe procedurave tjera policore, me urdhër  te prokurorit u është caktuar masa e ndalimit policor  pre 48 orësh ndërsa ndaj tyre është iniciuar rasti për kryerjen e veprës penale ,,Vjedhje e pyllit”. 

Policia në vazhdimësi do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve ne Veri të vendit dhe do të zbatoj ligjin pa përjashtim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark