×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestohen dy punëtorë të postës në Rahovec, mashtruan qytetarët me para të falsifikuara

    Insajderi
    28 February 2023 - 20:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy persona janë arrestuar të martën në Rahovec, nën dyshimin se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe kanë falsifikuar para. Ka të bëjë me futjen në shërbim të postës së këtij qyteti të shtatë mijë eurove të falsifikuara.

    Në njoftimin e Policisë thuhet se dyshohet se mbi 2500 euro janë shpërndarë te qytetarët që kanë kryer shërbime në këtë postë, e të cilët janë mashtruar me këto veprime të të dyshuarve.

    “Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NJHKEK)-Gjakovë, kanë pranuar informatë nga zyrtarë të Postës së Kosovës se: në postën kryesore në Rahovec, kishin hasur një shumë të monedhave metalike të cilat dyshohet se ishin të falsifikuara. Hetuesit e NjRHKEK-Gjakovë, kanë ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore duke grumbulluar të dhëna se një shumë prej 7000 (shtatë mijë) €, dyshohet të falsifikuara, janë futur në shërbim në postën e Rahovecit.

    Policia ka arrestuar dy të dyshuar, B.D., (viti i lindjes 1983, mashkull kosovar, menaxher në postën në Rahovec) dhe H.D., (viti i lindjes 1989, mashkull kosovar). Në postë janë gjetur dhe konfiskuar, nën dyshimin se janë të falsifikuara, shuma e monedhave prej: 1362 X 2 =2 724 €, 970 X 1= 970 €, 1480 X 0.50=740€, gjithsej 4434 €. Po ashtu, dyshohet se 2566 € janë shpërndarë tek qytetarë që kanë kryer shërbime në këtë postë e të cilët janë mashtruar me këto veprime të të dyshuarve.

    Në konsultim me organet e drejtësisë, janë kontrolluar edhe dy lokacione, shtëpia e banimit e personave të dyshuar dhe një lokal biznesi (dyqan).

    Dy të dyshuarit, janë intervistuar në prezencën e avokateve mbrojtës dhe pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë mbi dyshimin e arsyeshëm se i dyshuarin B.D., ka kryer veprën penale ‘’keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe i dyshuari H.D., për ‘’falsifikim të parasë”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark