×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestohen dy të dyshuar në Prishtinë, u shpallën në kërkim

    Insajderi
    22 February 2024 - 09:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh, ka njoftuar se të martën e 20 shkurtit, në Prishtinë është arrestuar i dyshuari që ishte shpallur në kërkim dhe është dërguar në vuajtje të dënimit.

    “Prishtinë / 20.02.2024 – 21:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit i kërkuari mashkull kosovar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

    Ndërsa të mërkurën e 21 shkurtit, është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit edhe një i dyshuar tjetër që ishte shpalluir në kërkim.

    “Prishtinë / 21.02.2024 – 14:26. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit i kërkuari mashkull kosovar”, thuhet në raport.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark