Insajderi
Lajme

Arrestohen dy të dyshuar për mashtrim dhe keqpërdorim të kartelave bankare

Insajderi
11 December 2025 - 21:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohen dy të dyshuar për mashtrim dhe keqpërdorim të kartelave bankare
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Njësia e Hetimeve Rajonale, përkatësisht Ekipi i Krimeve Kibernetike në Gjilan, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, më 8 dhjetor ka iniciuar veprime fillestare hetimore lidhur me një rast të dyshimit të veprës penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulese ose të rreme dhe keqpërdorimi i kartelave bankare apo kreditit”.

Gjatë zhvillimit të procedurave hetimore, bazuar në njoftimin e Policisë së Kosovës, janë siguruar prova të besueshme se dy të dyshuar të mitur për një periudhe kohore, dyshohet se përmes mashtrimit kanë keqpërdorur të dhëna bankare të disa qytetarëve me qëllim përfitimi material të kundërligjshëm.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit sot janë kryer kontrolle në dy lokacione të ndara, ku gjatë kontrollit janë siguruar prova përmes të cilave është forcuar baza e dyshimit se të dy të dyshuarit kanë kryer veprat penale ‘’Lëshimi i çeqeve pa mbulese ose të rreme dhe keqpërdorimi i kartelave bankare apo kreditit”, ‘’Mashtrimi”, dhe ‘’Shpërdorimi i pasurisë”.

Të dy të dyshuarit pas arrestimit janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Me vendim të Prokurorit të Shtetit të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 24 orë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark