Insajderi
Lajme

Arrestohen dy të dyshuar për trafikim me narkotik, policia jep detaje

Insajderi
24 April 2026 - 21:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohen dy të dyshuar për trafikim me narkotik, policia jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se janë arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim me narkotik.

“Policia e Kosovës me njësitet e saj nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, në kuadër të P.O. ‘’Stop Drogave 2026” ka pranuar informatën se në Prizren dy persona të dyshuar janë të përfshirë në veprën penale nga Neni 267 i KPK-së. Pas veprimeve operative, është arritur që të lokalizohen dhe arrestohen personat e dyshuar M/K”, thuhet në njoftim.

Nga policia është bërë e ditur edhe se, në konsultim me prokurorin kujdestar, është realizuar kontroll në dy lokacione ku janë gjetur dhe konfiskuar; njëmbëdhjetë (11) qese me substancë narkotike të llojit Marihuanë me peshë 20.21 gram; dy(2)qese plastike me mbetje te Kokainës; të holla kesh ne total 1785 euro, dhe 2000 lek; dy(2) telefona mobil etj.

Të dyshuarit janë intervistuar, dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark