×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen dy të dyshuar për veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’

    Insajderi
    24 February 2016 - 09:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se stacioni policor në Jug të Mitrovicës ka identifikuar dhe arrestimin dy persona të dyshuar, mbi dyshimet e arsyeshme për vepër penale ‘lëndim i rëndë trupor’ të raportuar në pasditen e datës 22 shkurt 2016, në Mitrovicë.

    Arrestimi i të dyshuarve L. H. 19 vjeçar, dhe L. H. 17 vjeçar, të dy të përkatësisë etnike shqiptarë shtetas të RKS-së, është bërë në orët e mbrëmjes së djeshme me datën 23 shkurt 2016 në Mitrovicë.

    Nga hetimet e deritanishme bëhet e ditur se dy të dyshuarit në bashkëveprim të kenë sulmuar viktimën E. K. 17 vjeçar, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, ku ngjarjes dyshohet t’i ketë paraprirë një mosmarrëveshje ndërmjet të dyshuarve dhe viktimës.

    Dy të dyshuarve pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit të çështjes u është caktuar masa e ndalimit policor.

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark