Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për dy persona, të cilët dyshohen për një sërë grabitjesh të armatosura dhe vjedhjesh të rënda në qytetin e Pejës.
Insajderi ka mësuar se personat e arrestuar dhe ndaj të cilëve është lëshuar aktvendim për fillimin e hetimeve janë: Trim Belegu (i lindur më 2001), banues në Pejë dhe Alban Jahaj (i lindur më 1997), banues në Pejë.
Këtë operacion e ka udhëhequr Prokurori i Krimeve të Rënda në Pejë, Ersan Qavolli.
Vjedhja për të cilën rëndojnë akuzat ndodhi më 28 janar 2026, rreth orës 15:45, në rrugën “Eliot Engel” në Pejë.
Sipas dosjes së prokurorisë, të dyshuarit Trim Belegu dhe Alban Jahaj, me fytyra të mbuluara, kanë hyrë në lokalin e “Western Union”. Trim Belegu, nën kërcënimin e thikës, i kishte kërkuar të holla punëtores. Ata arritën të grabisnin 1,000 euro dhe u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Insajderi sjell ekskluzivisht edhe videon nga ky moment: