×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen katër shqiptarë në Itali, i fshehën 353 kilogramë kokainë

    Insajderi
    10 January 2023 - 12:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katër shqiptarë janë arrestuar para disa ditësh gjatë një operacioni policor në Bari të Italisë.

    Dyshohet se ata mbanin të fshehur në dhomën e një hoteli hiç më pak se 353 kilogramë kokainë.

    Mediat italiane bëjnë të ditur se autoritetet nuk kanë dhënë më shumë informacione lidhur me ngjarjen, pasi sipas tyre operacioni konsiderohet tejet sekret.

    Hetuesit italiane thonë se pronari i hotelit “B&B” ku po qëndronin shqiptarët, nuk ka qenë në dijeni rreth ngarkesës.

    Ende nuk dihet se si sasia e frikshme ishte futur brenda këtij hoteli apo nga cili destinacion ka ardhur.

    Katër të dyshuarit kanë qenë nën përgjime nga hetuesit italian prej disa ditësh derisa polica ka finalizuar operacionin

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark