×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Arrestohen katër të dyshuar në Gjilan, kapen me drogë

    Insajderi
    06 June 2023 - 14:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Gjilan. Të njëjtit janë kapur me substancë narkotike.

    Kontrollat janë kryer në tri lokacione në Gjilan, ku janë sekuestruar 100.2 gramë substancë që dyshohet të jetë kokainë, dy vetura, 2270 euro dhe 30 franga zvicerane.

    Personat e dyshuar me iniciale janë: S.L (viti i lindjes 1981), R.R., (viti i lindjes 1989), A.R., (viti i lindjes 1995) dhe K.L., (viti i lindjes 1994).

    Aksioni është realizuar nga Njësia e Gjilanit e Drejtorisë për Hetmin e Trafikimi me Narkotik në bashkëpunim me atë të Prishtinës kanë zbuluar një plan operativ të koduar ‘Shpërndarësi’.

    “Policia ka njoftuar se ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’”, thuhet në njoftim.

    Të dyshuarit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark