×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen katër të dyshuar për vrasje në tentativë  

    Insajderi
    17 February 2016 - 20:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 15:30 në rrugën “Adem Jashari ” në Pejë ka ndodhur një incident i armatosur ku ishin të përfshirë disa të dyshuar të cilët iu takojnë dy grupeve të ndryshme. Si pasojë e të shtënave kishte të plagosur. Policia ka thënë se motivet e incidentit akoma janë të pa njohura dhe deri të incidenti ka ardhur përderisa një veturë ‘VË’ ka qenë duke kaluar nëpër rrugë në lokacionin e lartcekur, me ç’rast kanë filluar të shtënat nga të dy palët,ku janë dëmtuar vitrinat e disa dyqaneve dhe dy veturave që kane qenë të parkuara.

    Policia ka arrestuar katër persona të dyshuar dhe ka identifikuar edhe personat tjerë të dyshuar të implikuar në ketë rast për të cilët është në kërkim policor për t’i arrestuar.

    Po ashtu janë sekuestruar edhe tri armë të tipit revole me municion të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, për të cilat dyshohet se janë përdorur nga të dyshuarit në rast. Në dy vendngjarjet janë gjetur dhe mbledhur prova dhe dëshmi të përdorimit të armëve.

    Hetuesit rajonal janë duke intervistuar të dyshuarit dhe rasti do vazhdojë së hetuari në koordinim të plotë me prokurorin e çështjes për të zbardhur të gjitha rrethanat që kanë quar të dyshuarit të ndërmarrin veprime të tilla. Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark