Policia e Kosovës, ka njoftuar për arrestimin e katër personave të mitur të dyshuar për vepra penale – vjedhje dhe tentim-vjedhje.
Në njoftim shtohet se, të arrestuarit dyshohen për një rast i vjedhjes në një market, ku kanl vjedhur një shumë parash dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes me motoçikleta.
‘’ Rrjedha e hetimeve ka rezultuar se katër të dyshuarit, të gjithë të moshës së mitur, brenda një periudhe të shkurtër kohore dyshohet se kanë kryer disa veprime të kundërligjshme. Fillimisht në Vushtrri, kishin vjedhur një motoçikletë, më pas kishin tentuar të kryenin vjedhje në një market, ndërsa rreth orës 16:00, në një market tjetër, kishin vjedhur një shumë parash dhe ishin larguar nga vendi i ngjarjes’’, thuhet mes tjerash nga policia.