Policia i ka arrestuar dy persona në fshatin Rudar të Zveçanit, të cilët po bartnin në veturë 12 persona, prej të cilëve 5 persona të mitur shtetas të huaj pa dokumentacion.
Ata i janë dorëzuar njësitit për migrim në Prishtinë, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./Insajderi.com