×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen katër persona të përfshirë në një përleshje në Vushtrri

    Insajderi
    12 February 2016 - 15:55

    Policia e Kosovës ka arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit katër persona si të dyshuar për pjesëmarrje në një përleshje në një kafiteri në Vushtrri, rast në të cilin dy persona morën lëndime trupore.

    Policia njofton  se përleshjes dyshohet të i ketë parapri një mosmarrëveshje ndërmjet të dyshuarve dhe dy viktimave, B.H. 23 vjeç dhe Q.G. 24 vjeç, ku gjatë përleshjes ishin përdorur mjete të forta, si dhe dyshohet të jetë përdorur një sprej .

    “Katër personat e dyshuar u janë nënshtruar procedurave intervistuese mbi bazën e dyshimeve dhe me vendim të prokurorit të çështjes  katër të dyshuarve  u është caktuar masa e ndalimit policorë”, thuhet në njoftimin e policisë./Insajderi

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark